Vajzat e maskuara sulmojnë një tjetër në Prishtinë, e incizojnë dhe ia publikojnë videon në rrjete sociale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajzat e maskuara sulmojnë një tjetër në Prishtinë, e incizojnë dhe ia publikojnë videon në rrjete sociale

    Insajderi
    22 May 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuara, ndërsa akti i dhunës është filmuar dhe ndarë nëpër rrjete sociale. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës.

    Siç njofton policia në raport ditor, viktima ka njoftuar uniformat blu se ishte sulmuar nga dy vajza të maskuara, të cilat përveç dhunës fizike, kanë incizuar të gjithë aktin e dhunës ku dhe më pas e kanë shpërndarë videon në rrjete sociale, shkruan Insajderi.

    Policia ka arritur të identifikonte njërën nga të dyshuarat, e cila është arrestuar menjëherë.

    Ajo është intervistuar në prani të prokurorit kujdestar dhe me vendim të tij, është dërguar në mbajtje.

    Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark