Vajzat myslimane në Zvicër detyrohen të shkojnë në mësimet e notit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vajzat myslimane në Zvicër detyrohen të shkojnë në mësimet e notit

    Insajderi
    10 January 2017 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti i Zvicrës ka fituar një rast në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR), i cili e lejon shtetin që të detyrojë prindërit myslimanë në Zvicër të dërgojnë vajzat e tyre në mësimet e notit në shkolla publike, së bashku me djemë.

    Një panel prej shtatë gjykatësve ka thënë se liria e fesë është “prekur” në këtë rast, mirëpo ky veprim është legjitimuar për shkak të “integrimit social”.

    Shteti zviceran ishte duke u ballafaquar në Gjykatë, për këtë rast, me një familje turke që jeton në Bazel, e cila kishte refuzuar të dërgojë fëmijët e tyre në mësime të notit, së bashku me fëmijë të tjerë, raporton Insajderi.

    Famija Osmanoglu nga Bazeli, ishte dënuar me 1,000 franga zvicerane pasi kishte refuzuar t’i dërgonte fëmijët e tyre në mësimet e notit, të cilat organizohen në shkollat zvicerane. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark