“Vaksina nuk shkakton infertilitet, nuk e rrezikon beben tuaj derisa ju jeni shtatëzënë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vaksina nuk shkakton infertilitet, nuk e rrezikon beben tuaj derisa ju jeni shtatëzënë”

    Insajderi
    26 September 2021 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjinekologu, Memli Morina, ka deklaruar se vaksina kundër COVID-19 nuk shkakton infertilitet dhe nuk e rrezikon beben tek gratë shtatzëna. Ai gjithashtu shpjegon se kura antiCOVID nuk e rrezikon fëmijën që ushqehet me qumësht gjiri nëse nëna vaksinohet.

    “Të nderuar qytetarë bazuar në fakte shkencore ne ju inkurajojmë fuqishëm që të vaksinoheni me vaksinën kundër COVID-19, juve shtatzëna, grave që ushqejnë bebet me qumësht gjiri dhe çiftet të cilat planifikojnë shtatëzëni. Vaksina kundër COVID-19 është dëshmuar që është e sigurt dhe efektive.” ka thënë ai në video-mesazhin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

    Tutje gjinekologu shpjegoi se në fakt rreziku që paraqet varianti Delta te gratë shtatzëna për komplikime shumë serioze, sipas tij, është shumë i madh.

    “Prandaj, çështja e vaksinimit është shumë urgjente. Ju lutem, vaksinohuni”shtoi Morina.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark