Vaksinat anti-Covid, Agjencia Evropiane e Barnave: Ende herët për dozën e tretë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Vaksinat anti-Covid, Agjencia Evropiane e Barnave: Ende herët për dozën e tretë

    Insajderi
    26 August 2021 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Evropiane e Barnave thotë se është ende herët për të marrë një vendim lidhur me aplikimin e një doze përforcuese të vaksinave anti-covid.

    “Në këtë fazë nuk është përcaktuar ende nëse është e nevojshme një dozë e tretë në vaksinimet kundër koronavirusit dhe për cilat fasha të popullatës”, thuhet në një njoftim zyrtar te EMA-s.

    Rregullatori Evropian për ilaçet, nënvizon se “Bashkimi Evropian po punon me vendet anëtare dhe prodhuesit e vaksinave për të përshpejtuar procesin në rast nevoje”.

    Pavarësisht këtij qëndrimi të Agjencisë Evropiane të Barnave, disa vende si Franca do të nisin në shtator me aplikimin e një doze përforcuese. Kjo bëhet për të moshuarit dhe grupet që rrezikohen më shumë nga Covid-19, pasi mbrojtja u ka rënë nga varianti delta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark