×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vaksinimi anticovid, Maqedonia pret 200 mijë doza nga Kina

    Insajderi
    08 February 2021 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe ka njoftuar se ditën e sotme do të nënshkruhet kontrata për marrjen e 200 mijë dozave të vaksinës anticovid nga Kina.

    Sipas Filipçes, dozat do të mbërrijnë në Maqedoni për një kohë të shkurtër, ndërkohë që ka bërë me dije se vaksinimi do të kryhet përmes rrjetit ekzistues shëndetësor dhe pikave të vaksinimit.

    Pritet që pikat e vaksinimit do të punojnë me kapacitet të plotë, duke vaksinuar 2000 deri në 2500 persona ne ditë.

    Sipas planit të katër fazave të imunizimit, të gjithë personat nga grupi i rrezikut më të lartë do të vaksinohen. Kjo shtresë është i ndarë në dy grupe: punëtorë shëndetësorë që punojnë me pacientë me Covid dhe të gjithë shtetasit mbi 70 vjeç.

    Në fazën e dytë, vaksinohen njerëz më të mëdhenj se 65 vjeç, njerëz të moshës 18 deri 64 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese ose gjendje shëndetësore me rrezik të lartë dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë. 

    Në fazën e tretë të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin vaksinën në moshën 18 deri 64 vjeç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark