Vala e tretë e të nxehtit nis sot, Rugova: Temperaturat maksimale rriten deri në 36°C e 38°C - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vala e tretë e të nxehtit nis sot, Rugova: Temperaturat maksimale rriten deri në 36°C e 38°C

    Insajderi
    03 July 2025 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar nisjen e një “vale të re të të nxehtit” sot.

    Ai tha se kjo valë e nxehtësisë “do të vazhdojë deri kah mesi i javës së ardhshme”.

    “Një valë e re e të nxehtit do të përfshijë vendin nga dita e nesërme. Të enjten mbetet mot kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, ndërsa ato maksimale shënojnë një rritje deri në 34C e 36C. Era frynë drejtimesh të ndryshme, e lehtë 2-5m/s”, paralajmëroi të mërkurën Mendim Rugovën.

    “Mot i kthjellët vijon edhe ditën e premtë, ndërsa në fundjavë me zhvillime të vransirave, orëve të pasdites më vonë, nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rrebesh shiu përreth zonave malore. Temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 34C e 35C, por që mbetet ende mot shumë i nxehtë. Duke shkuar nga fillimi i javës vijuese, temperaturat sërish shënojnë rritje në 35C e 36C, lokalisht shkojnë deri në 38C apo edhe 39C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-9m/s. Nga dita e dielë ndryshon drejtimin në jugperëndimore”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark