Këngëtarja belge Selah Sue ka entuziazmuar në koncertin e madh premierë në kryeqytetin slloven, të shtunën në mbrëmje.
E ftuar speciale ishte edhe një fanse e saj dhe këngëtare e re nga Kosova.
Ajo është Vala Mulliqi, një e re nga Prishtina, e cila kishte arsye që krahas këngëtares belge Selah Sue të vizitoi Slloveninë. Vala, disa vite më parë, kishte konkurruar dhe ishte plasuar lartë në The Voice of Albania me këngën Raggamuffin, një nga bestselleret e këngëtares belge 26-vjeçare, Selah Sue, emri i vërtetë i së cilës është Sanne Greet A. Putseys.
Vajzat ishin takuar në Lubjanë, kur Selah erdhi një ditë para koncertit të saj në kryeqytetin e gjelbër të Evropës.
Vala e kishte takuar Selah Sue dhe ajo pa hezitim e kishte ftuar këngëtaren nga Kosova që publikut slloven ti prezantohen bashkërisht në koncertin që kjo e fundit e kishte organizuar të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin slloven.
E entuziazmuar me vokalin e saj, Selah Sue i premtoi këngëtares nga Kosova, Vala Mulliqi,se do të “bëjmë diçka së bashku”, ashtu si u prezantuan të dyja bashkë edhe të shtunën, në koncertin për të cilin interesimi ishte shumë i madh e për të cilin ishin shitur të gjitha biletat.