×
  • Lajme
  • Insajderi

    Valbon Krasniqi pritet të shkarkohet sot nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së

    Insajderi
    27 July 2022 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i aktual i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi pritet të shkarkohet sot nga kjo pozitë.

    Kështu kanë thënë për Insajderi burime të mirë informuara pranë SHSKUK-së.

    Shkarkimi pritet të ndodhë pas shqyrtimit të Raportit të Zyrës së Auditorit nga ana e Bordit Drejtues të SHSKUK-së. Raporti i ZKA-së ka nxjerrë një sërë parregullsish që janë bërë brenda SHSKUK-së.

    Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA), ka nxjerr katërmbëdhjetë shkelje që dyshohet se janë bërë nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar gjatë vitit 2021. Bazuar në të dhënat e ZKA-së, Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet rajonale kanë keqmenaxhuar buxhetin. Shqetësuese janë gjetjet në procesin e tenderëve.

    ZKA javën e kaluar konfirmoi për Insajderin se rastet i ka dërguar në Prokurori, e këta të fundit që ato i kanë shpërndarë nëpër prokuroritë kompetente.

    Valbon Krasniqi mbanë pozitën e drejtorit të ShSKUK-së që nga shkurti i vitit të kaluar.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 June 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark