Valbona për Gertën: Kam avokatët e mi, do ta padis për shpifje - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Valbona për Gertën: Kam avokatët e mi, do ta padis për shpifje

    Insajderi
    17 February 2025 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një bisede mes Valbonës dhe Rozanës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Valbona shprehu pakënaqësinë e saj për komentet e Gertës që, sipas saj, kanë cenuar moralin e saj.

    Valbona: “O Roza, po luan me moralin tim. Ti ma ke thënë një gjë dhe pastaj menjëherë e ke thënë për ‘trekëndëshin’ G Ban, Laert, ti”.

    Në mbrojtje të saj, Rozana sqaroi se nuk e kishte përmendur atë në atë kontekst, duke u shprehur: Rozana: “S’e kam thënë për atë punë. Ta tha Ledioni ‘treshe’ dhe ju iu hodhët ‘trekëndësh’”.

    Valbona këmbënguli se kishte qenë fjala për trekëndëshin dhe se ndiente se ishte keqinterpretuar:

    Valbona: “Por ajo femër… Kam shkuar, i kam ndenjur afër, kam shkuar vetëm për ta provokuar dhe i kam folur për gjithë situatën time brenda kësaj shtëpie. I kam thënë: ‘Mos më gjyko, se unë kam thënë kështu. Ti mund ta shikosh si të duash, por kjo është e vërteta.’ Më kërkoi njëfarë ndjese, dhe tani po bën të njëjtën gjë përsëri. Ajo vajza ka dalë me zarf të zi”.

    Rozana, nga ana e saj, mendoi se personi në fjalë nuk do të ndryshonte.

    Rozana: “Nuk ndryshon ajo, se ashtu është”.

    Por, Valbona nuk u tërhoq dhe paralajmëroi veprime ligjore.

    Valbona: “Por duhet të mbajë përgjegjësi, o Rozi. Janë 60 ditë, kam njerëz jashtë. Kam avokatët e mi. Unë do t’i ngre padi kësaj vajze për shpifje. Nuk më shqetëson fare, por janë 60 ditë, nuk është një ditë”.

    Në fund, Rozana u shpreh e kuptonte shqetësimin e Valbonës: “Të kuptoj totalisht që je rënduar”. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark