I zhgënjyer me mungesën në kampionat evropian, futbollisti shqiptar Valdet Rama ka thënë se në të ardhmen mund të luajë për Kosovën.
Në një intervistë me gazetën shqiptare Panorama-Sport, futbollisti i Munich 1860 në Bundesliga 2, nuk ka fshehur dëshirën që të luajë për Kosovën.
“Jo[nuk ia mbyllë derën Kosovës]. Kosova është në zemrën time. Aty kam lindur dhe kam qenë shumë i kënaqur që u pranua në FIFA. Ajo e meriton”, ka thënë Rama, raporton Insajderi.
Rama u shpreh i zhgënjyer me De Biasin, duke thënë se trajneri Italian nuk i besoi aftësive të tij gjatë këtij edicioni. Mitrovicasi madje tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë në Euro 2016.
Rama ka shënuar tre gola në 15 ndeshje me kombëtaren shqiptare, ndërsa këtë edicion ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje me skuadrën e tij Munich 1860. 28-vjeçari mbahet mend edhe si futbollisti i parë shqiptar që ka luajtur në La Ligën spanjolle me skuadrën e Valladollid. /Insajderi.com