Valdete Idrizi dorëhiqet nga pozita e drejtoreshës në Komunën e Mitrovicës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Valdete Idrizi dorëhiqet nga pozita e drejtoreshës në Komunën e Mitrovicës

    Insajderi
    22 February 2024 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Idrizi, duke thënë se arsyeja e dorëheqjes është personale dhe familjare, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ditën e djeshme, i kam kërkuar kryetarit Bedri Hamza të më liroj nga detyra e Drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit! Kjo kërkesë shtrohet për arsye personale e familjare”, thuhet në postim.

    “Anipse do të shkëputem për një kohë të shkurtër nga jeta publike, për t’u përqendruar në prioritetet dhe nevojat familjare që e kërkojnë prezencën time, unë kryetarin Hamza e sigurova që do të jem e gatshme dhe në dispozicion për çdo asistencë apo këshillë të nevojshme, me aq sa mundem dhe aq sa di e kam përvojë”, ka thënë tutje Hamza. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark