×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Valixhja e refugjatëve” e artistit Sulaj fiton çmimin e parë në Londër

    Insajderi
    11 October 2016 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Valixhja e refugjatëve”, e artistit Agim Sulaj ka marr çmimin e parë në Londër në një prej konkurseve më të rëndësishme organizuar nga “The Derwent Art Prize” ku konkuruan shumë vepra të artistë të huaj, puna e artistit shqiptar mori çmimin e parë.

    Ky punim ishte pjesë e ekspozitës vetjake me titull “Rrënjët”,që u hap në fillim të muajit tetor në hollin e Hotel Plaza në Tiranë.

    Vepra qëndron e ekspozuar në “Mall Galleries”, mes 3000 punimeve nga shumë vende të botës, shkruan KultPlus.

    Agim Sulaj është një artist që lëvron gjininë e portretit dhe peisazhit hiperealist dhe karikaturës. Në fushën e karikaturës ky artist ka marrë mbi 60 çmime ndërkombëtare dhe çmimin “grand Prix de Cartoon” i cili vlerësohet si Oscar i karikaturës.

    Prej vitesh krijimtaria e piktorit Agim Sulaj është në vëmendje, gjithmonë duke prezantuar punime me të cilat përcjell mesazhe, artisti tregon se gjatë këtij viti më shumë i është dedikuar Europës me krijimtarinë e tij, ku drama sociale e krizës së refugjatëve i dha atij një tjetër vlerësim në Londër.

    Ndërsa ekspozita vetjake do të qëndrojë disa javë në Tiranë.

    Ai shprehet se “në këtë ekspozitë e solli në Shqipëri këtë tablo me titull “Rrënjët”, sepse ngjan pak me shkëputjen e time në emigrim dhe që kthehem përsëri tek rrënjët e mija”. Pra aludohet pak me historinë time, duke jetuar jashtë Shqipërisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark