Vallëzimi i parë i Trump dhe Melanias pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, ekspertët zbulojnë bisedën e çiftit presidencial – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vallëzimi i parë i Trump dhe Melanias pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, ekspertët zbulojnë bisedën e çiftit presidencial

    Insajderi
    22 January 2025 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti Donald Trump i SHBA dhe bashkëshortja e tij, Melania, morën të gjithë vëmendjen me vallëzimin e tyre në ballon pas ceremonisë së inaugurimit të tij.

    Ashtu siç ndodhi edhe në mandatin e parë të Trump, komunikimi i çiftit si dhe gjuha e trupit të tyre ishin nën vëzhgimin e mediave.

    Dialogu mes çiftit presidencial teksa vallëzonte, bëri kuriozë jo pak njerëz në SHBA dhe në botë, ku tashmë disa ekspertë për leximin e buzëve, kanë dhënë versionet e tyre.

    Duke folur për Mirror, eksperti i leximit të buzëve, Jeremy Freeman, pretendon se ka deshifruar bisedën e tyre.

    “Sot është një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, i pëshpëriti fillimisht Melania në vesh Trump, sipas Freeman.

    “Ke të drejtë, do mësoj, do luftoj”, thuhet se i është përgjigjur presidenti republikan, ndërsa gruaja e tij i ka thënë: “Unë jam këtu për ty”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark