Valon Murtezaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Emërimin e tij e ka konfirmuar edhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Ai do të fillojë detyrën e re gjatë kësaj jave.
“Vendimi për emërimin e Murtezajt në këtë pozitë tashmë është marrë dhe ai do të fillojë punën në MPJ, gjatë kësaj jave”, i kanë thënë gazetës Express nga Zyra e Kryeministrit.
Murtezaj është ligjërues i diplomacisë në Francë dhe më herët ka qenë këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa.
Zgejdhja e Hashim Thaçit si president i vendit ka nxitur ndryshime në Qeverinë e Kosovës. Ende nuk është konfirmuar nëse Petrit Selimi do të zëvendësoj Thaçin në postin e ministrit të Jashtëm./Insajderi