Valon Syla alarmon se Vetëvendosje po e mbush FSK-në me militanta për balotazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla alarmon se Vetëvendosje po e mbush FSK-në me militanta për balotazh

    Insajderi
    22 October 2021 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka alarmuar se Vetëvendosje (VV), po e mbush Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me militantë për balotazh.

    Syla me anë të një shkrimi në Facebook, ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Mbrojtjes, për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK’së.

    Ai ka thënë se Kurti nëpërmes një ushtari norvegjez, duke iu referuar këtu ministrit Mehaj, se i hapi mbi 800 vende të reja në FSK bash për balotazh.
    “Albin Kurti nëpërmes një ushtari Norvegjez, tash Ministër i Mbrojtjes nga Diaspora, i hapi 800 vende ‘të reja’ në FSK bash për balotazh. Ku jeni nisë. Me mush ushtrinë Vetëvendosje a? Edhe qaty keni met pa e flliç, e pasket mësy këtë here bashkë me Prindonin e Vjosën, me mush ushtrinë me militanta të Facebookut a. Emore llaskuca. Ky konkurs, duhet me u pezullu deri pas zgjedhjeve. Mos e flliqni FSK’në aty. Boll mo”, ka shkruar Syla.

    Ndryshe dje ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark