Valon Syla: Burimet thonë që nesër në Bruksel prezantohet një draft i Statutit të Asociacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Valon Syla: Burimet thonë që nesër në Bruksel prezantohet një draft i Statutit të Asociacionit

    Insajderi
    01 May 2023 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka thënë në emisionin Pressing në T7 se më 2 maj në Bruksel do të prezantohet statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Syla ka thënë se Asociacioni do të ketë elemente të mëdha të autonomisë. Ai thotë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është në dijeni për statusin.

    “Burimet thonë që nesër në Bruksel prezantohet një draft i Statutit të Asociacionit”

    “Është FES, një draft i cili ju ka jep palëve. Nuk është se Albin Kurti nuk e din, nuk është se serbët nuk e dinë. Ka pasur deklarata nga Aleksandër Vucic që ne e kemi përpiluar kryesisht këtë draft. E këtu normalisht se ky fondacioni gjerman ju ka dhënë të drejtë palëve që të vënë inputin e tyre aty”, tha ai.

    “Ose sic po thonë me gjuhë të VV-së, Zajednicë në veri, e Asociacion në jug. Komunat në veri do të jenë thuajse një pushtet tjetër. Ndërsa këto komunat në jug do të kenë autonomi të zgjeruar”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark