Gazetari dhe analisti, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë. I kontaktuar nga Insajderi, gazetari konfirmoi sulmin nga tre persona dhe tha se është mirë me shëndet.
I njëjti pohoi se rastin e ka denoncuar në polici.
Ndërkohë që ende nuk janë bërë zyrtare arsyet e sulmit ndaj gazetarit Syla.
Megjithatë, tema më e ndjeshme me të cilën Syla është marrë gjatë ditës së sotme ka qenë vetura Mercedes e hoxhës Mazllam Mazllami. Ai ka postuar disa statuse në Facebook lidhur me këtë temë.
Rikujtojmë se Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni u bë me veturë luksoze në Ramazan. Atë ia dhuruan ‘xhemati’, ndërsa në organizimin e befasisë mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Duke marrë shkas nga kjo, gazetari Valon Syla ka pyetur se “a janë hoxhallarë këta, apo njerëz të showbizit?”.
Syla shkroi se si Tërnava kishte qenë gjithmonë “marakli i kerreve” duke treguar një histori me të.
“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…”, kishte shkruar Syla.
@insajderiinsajderi #uck#hashimthaci #fyp#viral ♬ original sound – GazetaInsajderi