
Gazetari njëherit analisti politik, Valon Syla ka rikthyer edhe njëherë temën e diasporës. Veçse këtë herë për t’ju treguar që sipas tij bënë gabim që votuan Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurti.
Syla në InDoKs të Gazetës Insajderi nuk ka hezituar të përdorë shprehje si “nginu” ndaj siç i quani ai “gërrnaçave”, e për më shumë flet për atë situatën kur të vije të iu thuash njerëzve: ‘a iu kam thënë?’.
Këto komente i dha pak ditë para se Qeveria e Kurtit të shënojë një vit që nga fitorja e madhe.
“Po e kom nis unë njëfarë si me thënë vetëdijesimi, rikujtimi edhe në Facebook, edhe në shkrime kështu e debate, kur dal, kur them nginu VV, bërtitni qetash sepse njerëzit kanë mendu që problemi në Kosovë është tek një njeri, tek një person, pra njerëzit qe e kanë votu Albin Kurtin duken që kanë qenë më shumë të zhgënjyer në qeveritë të kaluara, me dëshirë por çka ajo çka kemi pa që ka qenë neglizhente ka qenë edhe vota e diasporës e cila prej vitit 2009-ën nuk është përpunu politikisht nga partitë politike, sepse, ka ekzistu një marrëveshje e vjetër atëherë Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi që merren vesh qe ambasadat me i’ua lënë në dorë Diasporën”, ka thënë ai.
Ai shton se Lëvizja Vetëvendosje ka manipuluar me diasporën për të fituar vota.
“…dhe partitë politike mos me u përzi më në diasporë apo vendet ku jetojnë shqiptarët jashtë Kosovës duke e pas parasysh që është shpallë pavarësia dhe ata duhet të integrohen e kështu me radhë. Këtë e ka përdorë LVV me stilin e tyre që dmth e kanë me taktika, neokomuniste, neomarksiste, të propagandimit e mira e keqja, moralizimi e gjëra të tilla që e kanë pasur tereni qelë”, u shpreh Syla.
Sipas tij Qeveria Kurti i ka zhgënjyer votuesit e saj.
“Po gjithçka që është besu për një Qeveri Kurti e cila do ta shpëtojë vendin nga 50.3 % e votuesve në fund dul një zhgënjim i madh, pra një vjet kemi parë më së shumti jo kompetencë, pa dije, pa aftësi në raste të veçanta edhe poshtërsi”, ka deklaruar gazetari Syla në InDoks.
Ndërkohë, Syla komentoi edhe punësimet që në fillim të kësaj qeverie bën një “boom”, mediatik duke kujtuar se Kurti në çdo paraqitje të tij thoshte se “familjarët e kushërinjtë janë për dasme ahengje”.
“Pra, nëse një qeveri e PAN-it i ka shti në punë me të njofshum pa bile ju ka ardhë marrë janë fsheh këta kur i kanë shti motrat e vëllezërit në punë në fillimin e marrjes së pushteti janë dalë edhe janë fry me atë punë, duke thënë ne i hekum do po i prunum do vllazni tonë që janë më të mirë, pra këtu është edhe ajo poshtërsia për raste të veçanta përpos pa shijes, pa dijes ose mosdijes edhe jo kompetencës që është shfaqë tash paramendojeni 1 vjet qeveri Kurti nuk mbrritji me shku në asnjë vizitë në Amerikë, edhe kur ke amerikanët në zyre tek ai nuk lënë pra as fotografi nëse ia këqyrim Albin Kurtit, Facebook-un për 1 vjet shohim veç përkujtime, pra shohim fotografi me të vdekur sepse t ë vdekurit janë të vetmit sot që nuk ia kthejnë Albin Kurtin, kopallat që i ka shit 14 a 15 vjet sa ishte ne politikë”, tha ai.
Dokumentari i plotë: Nga kriza në krizë – një vit nën ‘regjimin’ e Kurtit e Osmanit