Gazetari Valon Syla ka debatuar ashpër me avokatin Tomë Gashi teksa po diskutohej për situatën në veri dhe vendimin për reciprocitetin për targa që po aplikohet tash e një javë në pikat kufitare.
Syla në Pressing të T7 ka thënë se targat nuk janë zgjidhje dhe se ky nuk është interes kombëtar.
“Valon ti nuk po na lë me fol, nëse gjindet zgjidhja me targa…”, ka filluar Gashi.
“Nuk gjindet zgjidhje me targa, kur është gjetur zgjidhja me targa. Kur ka qenë interesi kombëtar për targa, kur ka luftu një shqiptar në veri për targa? Po Albin Kurti ua ka shti ethet në bark krejt juve, që mendoni që targa është interes kombëtar, ndërsa shleperat që i ka rrëzu ai është e kaluar.A sot që hyjnë shleperat më shumë se kurrë e Albin Kurti ju rren juve për targa, ju jeni veç do amatera politikë. Albin Kurti kurrë me njerëz ma të mëdhenj në telefon nuk ka folë.Qysh targat interes kombëtar Tomë, kur u bënë targat interes kombëtar, i këni bërë targat baraz me sakrificat kombëtare”, ka reaguar ashpër Syla.
“Sot për sot interes kombëtar janë ato targa me i rujt, edhe po ruhen. Se po ja imponon Serbisë me u sill qysh ata sillen me neve”, ka thënë Gashi.