×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla për Nagip Krasniqin: Luftë hibride e kanë bërë subvencionin e p*rnografinë

    Insajderi
    19 November 2024 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka folur lidhur me reagimin e Nagip Krasniqit për raportimin ekskluziv të Insajderit për një video degjeneruese të ish-kryeshefit ekzekutiv.

    Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka pyetur me ironi se “a është edhe kjo luftë hibride?”, shkruan Insajderi.

    “Edhe kjo luftë hibride? Kam thanë që shumë sende kanë me dalë, një prej tyre ka me shku ngjarja deri në porno. Kjo qeveri i ka thyer të gjitha normat morale. Ne po flasim për shef të KEK’ut… Pas kësaj, kolegu jonë Parim Olluri dhe Gazeta Insajderi ka bërë një paralajmërim. Përpos Parimit, unë sa kam informacione edhe mediat tjera e kanë videon e njëjtë. Nga ka ardhë ajo video nuk e di, por aty shihet qartë që personi i apostrofuar është me njëfarë relacioni pornografik me një të mitur 17-vjeçare, por s’është e jemja me thanë”, deklaroi Syla.

    “Ky prej zorit ka dalë me reagu se e din çka e prët. Luftë hibride e kanë bërë subvencionin, luftë hibride e kanë bërë pornografinë. Edhe kur t’i humbin zgjedhjet çka kanë me thënë, luftë hibride a? Me porno, tu vjedh subvencione, s’bëhet ky send”, shtoi tutje ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark