Valon Syla: Tash dilni rreni që e keni çliru Veriun tu e tërhjek Republikën nga Veriu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Valon Syla: Tash dilni rreni që e keni çliru Veriun tu e tërhjek Republikën nga Veriu

    Insajderi
    30 September 2021 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Syla në një postim në “Facebook”, e ka quajtur kryeministrin Kurti, “klloshar” dhe “palaqo”.

    Më tutje, ai tha se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshja e arritur në Bruksel teksa shtoi se nga veriu është tërhequr Republika e Kosovës.

    “Bravo Albin Kurti… tash dilni rreni që e keni çliru Veriun tu e tërhjek Republikën nga Veriu e tu e instalu Serbinë me Zajednicë. Klloshar. Palaqo”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Bishti nër shalë… tabelat në një dorë, stikersat me erë banane në tjetrën.. këmbët e lehta, faqja bardhë. Dorëzim dhe nënçmim i shtetit para Serbisë

    Të ftuarit e marrëveshjes në Bruksel:

    1. Lajcak ka edhe 6 muaj punë. 25 mijë euro ne muaj. x6= 150 mije te buta…
    2. Bini, Bisla & Vucic e Rakic tendecë me ruajtë qeverinë në Beograd dhe Prishtinë tu i rrejtë cyber xhematin e facebookut se fituam dhe se stikersat ‘naljepnicat’ janë interes nacional.
    3. UNMIK gjeti arsye me vazhdu mi marrë rrogat poashtu, ku punojnë gjysa e shërbimeve intelegjente të miqve të Serbisë.
    4. Të tjeret, ‘të trashtë e. Syles’ në katror.
    5. Serbia i merr hekurudhat e autostradat Nish-Prishtinë, na i fitojmë naljepnicat mbi tabelat serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark