Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të martën se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Valon Syla, gazetar ka thënë se në këtë betejë Vjosa Osmani ka qenë e vetme.
Sipas tij, ka pasur shumë pak reagime nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tij Osmani është e vetme në këtë betejë, pa partnerin e koalicionit.
”Vjosa Osmani sot ishte në betejë të vetmuar nga partneri i vet i koalicionit”, ka thënë ai në ‘Pressing’ të T7.
Syla ka thënë se presidentja mund të ketë frikë se vendimi i saj për mos-dekretim është anti-kushtetues.