“Valon Sylës shpesh ju kruhet”, Faton Peci këshillohet nga një person që nxitë dhunë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Valon Sylës shpesh ju kruhet”, Faton Peci këshillohet nga një person që nxitë dhunë

    Insajderi
    12 April 2023 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i ministrit të Bujqësisë, njëherësh edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit, Petrit Hoxhaj ka përkrahur sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka nënkuptuar se Syla e ka merituar sulmin fizik ndaj tij nga tre persona.

    “Doren nzemer , Valon Syles shpesh ju kruhet. ( kjo eshte shpreja e lir e imja qe as kush nuk mundet te ma mohoj )”, ka shkruar këshilltari i ministrit Peci me plot gabime drejtshkrimore.

    Pak minuta më vonë, këshilltari i ministrit Peci ka tentuar ta përmirësojë veten. Hoxhaj tha se duhet pasur kujdes “se kujt dëshiron t’i dërgosh mesazhe dhe se si i drejtohesh”.

    “Jam kundër dhunës sepse dhuna nuk e përqon mesazhin e duhur, por duhet pas kujdes se kujt dëshiron t’i dërgosh mesazhe dhe se si i drejtohesh sidomos kur pretendon se e njeh nivelin e emancipimit edukativ e social të vendit. ***vëmendja është e shtrenjtë!!!”, ka shkruar Hoxhaj.

    Gazetari Syla është sulmuar mbrëmë nga tre persona, ku ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe në dorën e majtë.

    Ai dyshon se sulmi ka ndodhur për shkak të deklarimeve të tij lidhur me pasurinë e kryetarit të BIK-ut, Naim Tërnavës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark