Valon Sylon vjen me një batutë për Prindon: A mos është djali i mbretit të Anglisë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Valon Sylon vjen me një batutë për Prindon: A mos është djali i mbretit të Anglisë?

    Insajderi
    05 June 2022 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla është tallur me zotëriun e parë të Kosovës, Prindon Sadriun. Në një emision që ka natyrë satirike, Syla ka komentuar qëndrimin e bashkëshortit të presidentes së Kosovës kur ishte i veshur me uniformë të FSK-së.

    “Kur ka dal në FSK, me dylbi, me maicë, me uniformë kur këqyrke me turbi ai, thash a është djali i mbretit të Anglisë që po i kqyr leopardët në Afrikë”, ishin fjalët e Sylës që bën moderatorin e këtij emisioni të qesh pa fund.

    Prindon Sadriu është parë shpesh i veshur me uniformë të FSK-së. Ai ishte prezent edhe gjatë një visite të presidentes Osmani e kryeministrit Kurti në FSK, për t’i parë nga afër aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.

    Aty, Prindon Sadriu shihet i veshur me uniforme të ushtrisë, madje nuk hezitoi që mbanë në duar një snajper të sofistikuar.


    Video:

    https://www.tiktok.com/@kosovapost/video/7105503015750143237?_d=secCgYIASAHKAESPgo8rMhRyeBTOqNH1fh%2BYQCuB8f1CGiamiOoGbz1RG5vy%2FDUIX2JTVI32aMcV6AbFKdesLa1RRtImFNO3WbKGgA%3D&_r=1&checksum=d2430c4a0128b713274efd61871c4ffbc858831e0df6d9a9bb485215ef3eb045&language=en&preview_pb=0&sec_user_id=MS4wLjABAAAAMkKnho90R-MykZdharmnETDzlrxE5QvJYMejftpw1Syh7ewNIJ8AXQKVOyjMcOf6&share_app_id=1233&share_item_id=7105503015750143237&share_link_id=D0402A6F-4C5C-4676-9A2C-B88A7018B582&source=h5_m&timestamp=1654457767&tt_from=messenger&u_code=dgh7a1e43800jd&ug_btm=b5836%2Cb2001&user_id=6919612585668281349&utm_campaign=client_share&utm_medium=ios&utm_source=messenger


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark