Van Damme në rolin e shqiptarit, thërret në gjuhen shqipe "nënë" - Insajderi
×
Kulturë

Van Damme në rolin e shqiptarit, thërret në gjuhen shqipe “nënë”

Insajderi
14 November 2017 - 16:04
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filip Shala është emri i aktorit të njohur Jean Claude Van Damme  në filmin e tij të fundit.

“Kill’em All” tregon historinë e një shqiptari, i cili kërkon hakmarrje për babanë e tij, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për arsye të shkrimeve të tij si gazetar.

Ndërsa, pas shumë vitesh shqiptari Filip Shala, hyn në bandën serbe vetëm që të jetë më afër vrasësve të të atit.

Kur koha në film kthehet disa vite pas, dhe shqiptari paraqitet siç ishte fëmijë, duke u larguar nga nëna e tij, ai thërret në gjuhen shqipe “nanë” duke e përsëritur disa herë këtë fjalë.

Filmi “Kill’em All” është shfaqur në kinematë botërore para disa muajve, dhe është pritur mirë nga publiku.

Ndërsa, në film kanë qenë pjesë edhe aktorë tjerë të njohur si Maria Counchita Alonso e Peter Stormare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark