Van Damme reagon për shokun shqiptar që iu vra në Belgjikë – Bën shqiponjën me duar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Van Damme reagon për shokun shqiptar që iu vra në Belgjikë – Bën shqiponjën me duar

    Insajderi
    22 August 2025 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndue Mylyshi, një 61-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën tragjikisht pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri para dy ditësh nga qeramarrësi i tij pas një konflikti në lagjen Itterbeek në Anderlecht, Belgjikë.

    Ndueja ishte pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, raporton Euronewsal.

    Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar aktori i njohur Jean Claude Van Damme. Nga një spital në Francë, ku tha se po shërohej nga një operacion në shpinë, Van Damme u ngrit në këmbë dhe bëri simbolin e shqiponjës në nder të 61-vjeçar shqiptar dhe gjithë Shqipërisë.

    Nëpërmjet postimit të tij, Van Damme i shprehu ngushëllime familjes së mikut të tij Ndue Mylyshi, i njohur edhe si Noel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark