Vandalizohet obelisku "Liria ka emër" pranë Bibliotekës Kombëtare, reagojnë platforma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vandalizohet obelisku “Liria ka emër” pranë Bibliotekës Kombëtare, reagojnë platforma

    Insajderi
    04 May 2025 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Obelisku “Liria ka Emër” i vendosur pranë Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë është vandalizuar. Lidhur me këtë ka reaguar platforma në mbështetje të luftë së UÇK-së, “Liria ka emër”.

    Me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka quajtur fyerje të rëndë të historisë kolektive këtë veprim vandalizues ndaj obeliskut, shkruan Insajderi.

    Ata kanë kërkuar nga organet e rendit që të ndërmarrin veprime të menjëhershme drejt gjetjes së autorëve.

    Platforma LIRIA KA EMËR shpreh shqetsimin dhe dënon ashpër aktin e vandalizmit ndaj obeliskut “Liria ka emër” pranë Bibliotekës Kombëtare brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës.

    Ky obelisk është shenjuesi që përkujton e nderon sakrificën e dëshmorëve dhe rrugën e popullit tonë drejt lirisë. Andaj ky veprim është një fyerje e rëndë ndaj kujtesës sonë historike kolektive dhe përpjekjeve të brezave që kanë dhënë gjithçka për dinjitetin, lirinë dhe të ardhmen e vendit.

    U bëjmë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtij akti të papranueshëm.

    Veprime të tilla nuk guxojnë të mbeten pa përgjegjësi“, thuhet në reagim.

    Përgjatë ditës Klan Kosova raportoi për vandalizimin e obeliskut “Liria ka emër” pranë Bibliotekës Kombëtare. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark