Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, do të mungojë në ndeshjen miqësore që Anglia e luan kundër Australisë të premten, pasi që ai do të martohet dy ditë më herët.
29 vjeçari e kishte shtyrë dasmën vitin e kaluar dhe më pastaj e kishte aranzhuar përsëri një datë të re në mënyrë që të mos e humb Evropianin.
Trajneri i Anglisë, Roy Hogson, ka thënë se Vardy “e meriton” pushimin për martesë, shkruan BBC.
Vardy, që ka shënuar 24 gola në Premier Ligë për Leicester këtë vit, shënoi në fitoren e Anglisë kundër Turqisë në ndeshjen e zhvilluar në fundjavë.
Ai së bashku me Harry Kane pritet t’i prijnë sulmit të Anglisë në Euro 2016 që fillon më 10 qershor./Insajderi.com