Jamie Vardy edhe zyrtarisht do të bëhet lojtar i Arsenalit në 24 orët e ardhshme, pasi Arsenali ka arritur marrëveshje me futbollistin anglez dhe ka paguar klauzolën që e liron futbollistin nga Leicesteri.
Sipas Football Insider, sulmuesi i Leicesterit dhe Anglisë pritet të nënshkruajë një kontratë sipas së cilës ai do të përfitojë 120,000 euro në javë.
Tabloidi anglez The Sun, raportoi të premten se Arsene Wenger ka aktivizuar klauzolën liruese të lojtarit duke ofruar 25 milionë euro.
29-vjeçari i cili i kushtoi Leicesterit vetëm 1 milionë euro kur u transferua nga liga e katërt angleze para dy vitesh – përfiton rreth 80,000 euro në javë në ”King Power Stadium”.
Por tekniku anglez dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i ofrojnë atij një pagë më të përmirësuar me 120,000 funta. Arsenali do të punojë pa ndalë që të kompletojë transferimin para Euro 2016.
Vardy shënoi 24 gola vitin e kaluar në Premier Ligë dhe ishte shënuesi i dytë më i mirë në kampionatin anglez pas sulmuesit të Tottenhamit Harry Kane. Pas Granit Xhakës, Vardy do bëhet transferi i dytë i Arsenalit në këtë afat kalimtar verorë. /Insajderi.com