Vargjet e fundit që Dritëro Agolli i shkroi për gruan e tij Sadijen - Insajderi
×
Kulturë

Vargjet e fundit që Dritëro Agolli i shkroi për gruan e tij Sadijen

Insajderi
26 February 2019 - 15:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në 85-vjetorin e lindjes, Dritëro Agolli, solli poezitë që ai kishte shkruar ndër vite, por që nuk i kishte botuar më parë.

Në këto vargje ku Dritëroi shkruante për jetën dhe vdekjen, sigurisht nuk kishin si të mungonin vargjet për gruan e tij Sadijen.

Ai përmes poezisë duke i treguar dashurinë e madhe i jep premtimin asaj se do të gjente mënyrën për ta takuar edhe pas vdekjes.

Vargjet dedikuar Sadijes:

E dashur Sadije,

Të dua si jetën time, madje edhe më shumë

Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh

Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde

Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket

Por unë do të bëj të pamundurën,

Qoftë edhe me anën e një fluture,

Që do të dalë nga kockat e mia.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark