×
  • Lajme
  • Lajme

    Varhely i kërkon Kosovës ta dërgojë në Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit

    Insajderi
    30 July 2024 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhely ka deklaruar se rrugët evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalojnë nëpërmjet dialogut, derisa i ka bërë thirrje Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështje të BE-së në Budapest, të hënën Varhelyi është shprehur se pret që palët t’i vazhdojnë përpjekjet për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve.

    “Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet dialogut. Presim që palët t’i vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut, duke nisur me dërgimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, citohet ai në njoftimin e Komisionit Evropian.

    Varhelyi ka shtuar se Bashkimi Evropian është i angazhuar për zgjerim dhe përfshirje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark