Komisionari i Zgjerimit i BE-së Oliver Varhelyi tha sot pas Konferencës Ndërqeveritare BE-Mali i Zi në Luksemburg, se BE do të bëjë gjithçka që mundet për të shpejtuar bisedimet e anëtarësimit me Podgoricën, të cilat duhet të përqendrohen në sundimin e ligjit.
“Në Konferencën e parë Politike Ndërqeveritare nën metodologjinë e rishikuar sonte: një sinjal i fortë politik dhe dialog politik mbi reformat kryesore. “Mali i Zi tashmë ka hapur të gjithë kapitujt dhe duhet të përqendrohet në sundimin e ligjit në mënyrë që të përmbushë kërkesat kryesore në Kapitujt 23 dhe 24,” shkroi Varhelyi në Twitter.
Ai shtoi se Komisioni Evropian do të jetë me Malin e Zi dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të shpejtuar negociatat e anëtarësimit dhe për të mbështetur perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Lidhur me situatën me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, të cilat ende janë duke pritur fillimin e negociatave, Varhelyi deklaroi se është bërë shumë në muajt e mëparshëm dhe se është bërë përparim i dukshëm.
“Unë mendoj se jemi drejt fundit të procesit dhe tani duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për të kaluar në nivelin tjetër, i cili përfshin konferencat e para ndërqeveritare (fillimi i negociatave) me të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, si një çështje prioritare,” ka shkruar Varhelyi.