×
  • Lajme
  • Lajme

    Varianti i ri i COVID-19 mbërrin edhe në Serbi

    Insajderi
    24 January 2021 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Të gjithë mjekët kanë të drejtë. Tipi britanik i virusit corona ka mbërritur në Serbi”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot, raportojnë mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

    Ai theksoi se ishte shumë i frikësuar sepse u soll nga një udhëtar nga Londra i cili ka simptoma më të lehta.

    “Ne kemi arritur të ndjekim të gjitha kontaktet e gruas që ka bërë një test negativ PCR, ndërsa burri i saj ka pneumoni bilaterale”, thotë Vuçiq, derisa shton se nuk ka arsye për panik.

    Tashmë varianti i ri i COVID-19 është përhapur në mbi 60 vende të botës.

    Ky variant është vlerësuar të jetë për 70 për qind më i transmetueshëm se ai aktual.

    Ndërsa, infektologët në vend gjatë kësaj jave kanë thënë për Express se një variant i ri i COVID-19 mund të jetë prezent edhe në vend, dhe se kjo do të verifikohet shumë shpejtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark