Varianti Omicron i afrohet Shqipërisë, shënohet rasti i parë në Greqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Varianti Omicron i afrohet Shqipërisë, shënohet rasti i parë në Greqi

    Insajderi
    02 December 2021 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Varianti i ri i Covid, Omicron mbërrin në Greqi. Shteti fqinj ka raportuar rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit.

    Kjo u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris gjatë konferencës për shtyp për masat e reja për vaksinimin e detyrueshëm.

    Sipas tij, rasti është indentifikuar te qytetar një grek që ka ardhur nga Afrika e Jugut së fundmi. Ministri tha se autoritetet greke kanë nisur një gjurmim të detajuar të kontakteve të tij dhe ai është izoluar.

    Burri është me origjinë greke, banues i përhershëm në Johanesburg, i cili ka udhëtuar me avion nga Afrika e Jugut dhe ndodhet në Kretë.

    Siç tha Plevris, ishte çështje kohe që të zbulohej mutacioni në Greqi dhe të sigurohej se vendi respekton të gjitha protokollet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark