Varrimi i Enver Hoxhës, përmes artistit shqiptar shfaqet në Itali - Insajderi
×
Kulturë

Varrimi i Enver Hoxhës, përmes artistit shqiptar shfaqet në Itali

Insajderi
30 March 2017 - 19:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vdekja e Enver Hoxhës apo ajo e Leninit janë pjesë e videos, gjithmonë pa figurën e liderit të vdekur, me njerëzit që vetëm kanë dhembje dhe mërzi për të vdekurin.

“Njerëzit mungojnë” titullohet ekspozita personale e artistit Adrian Paci, e cila mbrëmë u hap në Milano të Italisë.

Hulumtimi i fundit artistik i Pacit, videoja “Interregnum” është pjesë e ekspozitës, bashkë edhe me fotografi dhe me dy instalacione mjedisore.

“Interregnum” koleksionon fragmente nga funeralet e diktatorëve të nacionaliteteve të ndryshme, marrë nga Arkivat Shtetërore apo Televizionet Kombëtare. Fotografitë lëvizin me njerëz në unison, pa ndonjë qëllim.

Vdekja e Enver Hoxhës apo ajo e Leninit janë pjesë e videos, gjithmonë pa figurën e liderit të vdekur, me njerëzit që vetëm kanë dhembje dhe mërzi për të vdekurin.

“Njerëzit mungojnë”, njëjtë si emri i ekspozitës, është një nga dy instalacionet që gjenden në një prej dhomave të galerisë Kaufmann Repetto në Milano. Instalacioni ka dy shkallë të drurit, në të cilat publiku mund të pushojë ose të bisedojë.

Ideja e titullit, sipas konceptit kuratorial, është ftesë për audiencën që të angazhohen në një dialog, sidomos në kohëra të tilla politike.

Paci është ndër artistët shqiptarë më me nam. Paci ka lindur në Shkodër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark