Në internet është duke qarkulluar një video e pazakontë, ku në një ceremoni mortore striptizet kanë argëtuar të pranishmit me vallëzim provokues.
Vajzat po vallëzonin sikur të ishte martuar dikush, e jo vdekur. Ato ngritën temperaturat tek ata që ishin në zi – e pamjet janë bërë virale dhe për pak orë morën miliona shikime, transmeton Telegrafi.
E këto pamje shumëkënd e kanë habitur dhe lënë pa fjalë, megjithatë në mediat ndërkombëtare raportohet se ishte një lloj lamtumire e pazakontë.
Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik ku përcillej për në banesën e fundit Mduduzi “Carbury” Zwane, 26-vjeçari që merrej me striptiz dhe vallëzime ekzotike – kështu në varrimin e tij arritën një numër i kolegëve.
Ato e nderuan me vallëzim, e gjykuar nga pamjet familjarët e të ndjerit nuk kishin asgjë kundër këtij veprimi. Mduduzi “Cardbury” Zwane ishte vrarë në fund të korrikut, pasi u qëllua me armë nga një veturë në lëvizje.
Gjithçka ndodhi në Pretori, qytet ky në Afrikën e Jugut.