Varrimi i viktimave nga tragjedia në Koçan do të bëhet të enjten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Varrimi i viktimave nga tragjedia në Koçan do të bëhet të enjten

    Insajderi
    18 March 2025 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Koçan të Maqedonisë së Veriut në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit po hapen varret masive për viktimat nga tragjedia e 16 marsit.

    Varrimi i 59 viktimave të kësaj tragjedie do të bëhet të enjten. Ceremoni do të ketë edhe nëpër qytetet tjera nga ku ishin viktimat.

    “Varrimi do të bëhet të enjten, por kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, raporton Alsat-M.

    Numri më i madh i viktimave janë nga Koçani, në mesin e të cilëve edhe adoleshentë, ndërsa vazhdon identifikimi i trupave dyshohet se viktima mund të ketë edhe nga Shtipi, Probishtipi, Velesi, Shkupi e Kumanova. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve. Varrimi i viktimave pritet të bëhet me nderime të larta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark