Boksieri shqiptar që u vra në Gjermani, Besar Nimani është varrosur në varrezat e qytetit Bielefeld në Gjermani, shkruan Gazeta Insajderi.
Në ceremoni kanë marrur pjesë një numër i konsiderueshëm personash.
38 vjeçari u vra të shtunën në qytetin e Bielefeldit në Gjermani.
Personat e dyshuar për vrasjen e tij janë një serb dhe dy kurdë.
Për këtë kishte folur për Insajderi edhe ditë më parë, vëllai i Besar Nimanit
Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë.
“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, kishte thënë ai.
/Insajderi.org/