Vasfije Krasniqi Shyherte Tahirit: Trimëresha ime! – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    Vasfije Krasniqi Shyherte Tahirit: Trimëresha ime!

    Insajderi
    14 October 2019 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale – gruaja e parë që doli publikisht për të dënuar mizoritë e Serbisë i ka dalë në krahë Shyhrete Tahiri- Sylejmanit, e cila njësoj sikurse ajo kërkoi drejtësi për krimin që i është bërë gjatë luftës në Kosovë.

    Krasniqi ka shkruar se Shyhretja do ta ketë përkrahjen e saj dhe të familjes së saj deri në fund, duke e cilësuar atë trimëreshe.

    Shkrimi i plotë i Vasfijes:

    #MeShyhretin
    Drejtësi Për Të Gjithë
    E dashur Shyhrete do ta kesh prekrahjen time dhe familjes time deri ne fund! Trimresha ime! ❤️

    Shyhrete Tahiri –Sylejmani, viktima e dhunës seksuale gjatë luftës sot publikisht të dorëzoi kallëzim penal në Prokurorin Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

    Tahiri- Sylejmani është gruaja e dytë që del publikisht para botës për të dëshmuar për mizoritë e Serbisë, të cilat ndodhën gjatë luftës së fundit në Kosovë duke kërkuar që dhunuesit të dënohen.

    Ajo sot bëri me dije që nuk është lehtë të ndahet dhimbja e shpirtit, por ka dal të kërkojë drejtësinë që i takon asaj dhe mijëra të tjerëve që patën fatin e saj.

     

    Shyhrete Tahiri – e mbijetuara e dhunës seksuale dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Speciale


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark