Vatikani jep një lajm për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vatikani jep një lajm për gjendjen shëndetësore të Papa Françeskut

    Insajderi
    27 February 2025 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vatikani thotë se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po pushon të enjten, ndërsa vazhdon të jetë i shtruar në një spital të Romës për trajtimin e pneumonisë në të dy mushkëritë.

    Të mërkurën vonë, Vatikani njoftoi për një “përmirësim të lehtë” të gjendjes së Papës 88-vjeçar. Vatikani nuk ka qartësuar nëse Papa vazhdon të konsiderohet në gjendje kritike. Selia e Shenjtë vuri në dukje se një problem me veshkat, për të cilin u njoftua disa ditë më parë, është tejkaluar.

    Papa Françesku u shtrua në spitalin “Gemelli” më 14 shkurt. Qëndrimi i tij në spital është më i gjati që kur u bë Papë.

    Ati i Shenjtë është i ekspozuar ndaj infeksioneve të mushkërive, pasi i është hequr një pjesë e mushkërive kur ishte i ri.

    Që kur ai u sëmur, katolikët janë mbledhur në qytetin e Vatikanit, vendlindjen e tij në Argjentinë dhe vende të tjera të botës për të mbajtur vigjilje lutjesh.

    Françesku u bë papë në vitin 2013 kur paraardhësi i tij, Papa Benedikti, dha dorëheqjen./VOA


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark