
Kardinalët e mbledhur në Vatikan kanë shpallur të shtunën në orën 10 të mëngjesit si ditën dhe orën e varrimit të Papa Françeskut, pas vdekjes së tij të hënën në moshën 88-vjeçare.
Ata po planifikojnë gjithashtu takimin për të zgjedhur pasardhësin e tij dhe për të marrë vendime të tjera për drejtimin e Kishës Katolike.
Ndërkohë imazhet e para të Papa Françeskut u publikuan të martën, duke e shfaqur atë në arkivolin prej druri.
Papa Françesku vdiq pasi pësoi një goditje në tru që e futi në koma dhe e bëri zemrën e tij të mos mund ta përballonte më.
Ai po shërohej në banesën e tij pasi ishte shtruar në spital për pesë javë me pneumoni të dyfishtë.
Ai bëri daljen e tij të fundit publike të dielën, duke dhënë një bekim të Pashkëve dhe duke bërë atë që do të ishte përshëndetja e tij e fundit për ndjekësit.