Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut

    Insajderi
    21 April 2025 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

    BBC ka raportuar për këtë njoftim të Vatikanit, përcjell Insajderi.

    Për më shumë, Papa Françesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit – të lëshuar nga Vatikani tani – se ai dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë Major të Romës dhe “pa dekorim të veçantë”.

    Shumë papë të mëparshëm janë varrosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

    Ai gjithashtu kërkoi që vendi i tij i prehjes të kishte mbishkrimin e emrit të tij papal në latinisht: Franciscus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark