×
  • Lajme
  • Lajme

    Vatra të mëdha zjarri në Vaun e Dejës, rrezikohen bagëtitë

    Insajderi
    02 August 2021 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej 24 orësh vatra të mëdha zjarri janë shfaqur në malin e Cukalit të njësisë administrative Shllak, në bashkinë e Vaut të Dejës, ndërkohë që askush nga strukturat lokale, apo qendrore nuk ka shkuar në atë zonë.

    Alarmin për zjarrin e ka dhënë një fermer i zonës i cili ka një fermë kafshësh. Nikolin Shqau ka deklaruar se po i rrezikohen lopët dhe viçat, ndërkohë që rrezikohen edhe stallat nga zjarri.

    Ai bashkë me punëtorët e tij po mundohet që të vërë nën kontroll flakët me mjete rrethanore, por është e pamundur edhe për shkak të terrenit të vështirë./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark