Vazhdojnë aksionet kundër vjedhjes së ujit – Ujësjellësi “Prishtina” inspekton lidhjet ilegale në disa zona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë aksionet kundër vjedhjes së ujit – Ujësjellësi “Prishtina” inspekton lidhjet ilegale në disa zona

    Insajderi
    20 July 2025 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se edhe sot, më 20 korrik 2025, ka vazhduar me aksione për identifikimin dhe ndërprerjen e lidhjeve ilegale të ujit në disa pjesë të rajonit të saj.

    Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha rastet e tilla, që konsiderohen si forma më e rëndë e vjedhjes së ujit, do të procedohen në gjykatë kompetente.

    “Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vjedhja e ujit është vepër penale dhe mund të dënohet me burg deri në 3 vjet. Aksioni po vazhdon edhe në këto momente”.

    Gjatë ditës së sotme, inspektimet janë kryer në Bardhosh, Bërnicë dhe Arbëri, ndërsa një rast tjetër i lidhjes ilegale është identifikuar edhe në Hajvali.

    Ujësjellësi ka paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve dhe garantimit të furnizimit të rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët e rregullt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark