Pronari i firmës “Vektra” dhe kumbari i Millo Gjukanoviqit, Dragan Bërkoviq është arrestuar sot në mëngjes së bashku me katër zyrtarë tjerë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit.
Këtë lajm e bëri të ditur zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
“Vazhdon aksioni rreth aferës “Fondi Abu Dhabi”! Policia speciale e ka ndaluar Dragan Bërkoviqin, pronarin e “Vektrës” edhe katër persona tjerë. Së shpejti edhe plotësimi i kallëximit penal me dokumente të cilat i posedon qeveria malazeze dhe ministria kompetente. Do të jetë interesant”, ka shkruar Abazoviq në Twitter./Insajderi.org.