Vazhdojnë homazhet për Castron, Obama s’e ndjek funeralin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vazhdojnë homazhet për Castron, Obama s’e ndjek funeralin

    Insajderi
    29 November 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra-mijëra kubanë i kanë dhënë lamtumirën e fundit liderit të ndjerë, Fidel Castro.

    Homazhet dyditëshe do të vazhdojnë edhe sot dhe do të kulmojnë me një tubim masiv në Sheshin e Havanës, ku Castro ka mbajtur shpesh fjalime, duke kritikuar rëndë Shtetet e Bashkuara dhe duke bërë përpjekje të eksportojë marksizmin.

    Castro, i cili ka vdekur më 25 nëntor në moshën 90-vjeçare, ka qenë në pushtet për gati gjysmë shekulli.

    Në vitin 1959, ai ka udhëhequr një revolucion, i cili ka rrëzuar qeverinë e korruptuar, shkruan rel.

    Por, kritikët e kanë cilësuar si diktator dhe e kanë akuzuar për abuzime të mëdha me të drejtat e njeriut. Tubimi i sotëm pritet të ndiqet nga disa liderë botërorë.

    Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Barack Obama nuk do ta ndjekë funeralin e Castros.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark