Vazhdojnë kërkimet intensive për autorin e vrasjes së Charlie Kirk - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vazhdojnë kërkimet intensive për autorin e vrasjes së Charlie Kirk

    Insajderi
    11 September 2025 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia dhe agjentët federalë nisën të enjten një kërkim intensiv për snajperistin që dyshohet se qëlloi me një plumb të vetëm dhe vrau aktivistin konservator Charlie Kirk, ndërsa ai po merrte pyetje për dhunën me armë gjatë një paraqitjeje në universitet.

    Kirk, 31 vjeç, komentator radio e podcast dhe aleat me ndikim i Donald Trump, njihet për rolin e tij në forcimin e bazës së presidentit republikan tek votuesit e rinj. Ai u qëllua për vdekje të mërkurën, në atë që guvernatori i Utah, Spencer Cox, e quajti atentat politik.

    Të shtënat, të regjistruara në video që u shpërndanë me shpejtësi në internet, ndodhën në mesditë, në një aktivitet me 3,000 pjesëmarrës në Universitetin e Luginës së Utah në Orem, rreth 65 kilometra në jug të Salt Lake City.

    I dyshuari, që besohet se e qëlloi Kirkun në qafë nga një pozicion snajperi në çatinë e kampusit, vazhdon të jetë në arrati, tha komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike të Utah, Beau Mason, në një konferencë shtypi katër orë pas ngjarjes.

    Pamjet e sigurisë treguan një person të veshur me rroba të zeza, i dyshuar si autor i ngjarjes, tha Mason. Por tetë orë pas vrasjes, autoritetet thanë se ende nuk kishin ndaluar asnjë person, raportoi Reuters.

    Policia shtetërore njoftoi të mërkurën mbrëma se dy persona ishin ndaluar dhe njëri ishte marrë në pyetje, por të dy u liruan.

    “Nuk ka asnjë lidhje mes tyre dhe të shtënave. Hetimet dhe kërkimi për autorin po vazhdojnë” thuhet në deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark