Pasi nuk arritën të nënshkruajnë me Leny Yoron, Real Madridi ka vendosur që të mos e transferoj një qendërmbrojtës të ri, përkundër largimeve të Nacho Fernandez dhe Rafa Marin.
Siç qëndrojnë gjërat, ata do të kenë vetëm katër opsione në këtë pozitë: Antonio Rudiger, Eder Militao, David Alaba dhe Jesus Vallejo.
Sidoqoftë, vetëm tre prej tyre do të jenë të gatshëm para fillimit të sezonit të ri. Alaba po rikuperohet ende nga lëndimi i ACL-së që pësoi dhjetorin e kaluar.
Austriaku ishte menduar se do të rikthehej në muajin tetor, por kjo nuk ka ndodhur dhe ka tejkaluar parashikimet e drejtuesve të klubit.
Siç ka raportuar Relevo, rikuperimi i Alabas po shkon më ngadalë sesa që pritej. Zyrtarët e klubit nuk besojnë se ai do të rikthehet në tetor, dhe tani kanë vendosur që të mos caktojnë një datë për rikthimin e tij.