Vazhdojnë protestat masive në Beograd – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë protestat masive në Beograd

    Insajderi
    24 January 2025 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protestat e studentëve  në Beograd kanë vazhduar edhe sot.

    Atyre iu janë bashkuar një pjesë e opozitës si dhe biznesmenë, sipërmarrës, tregtarë e nxënës.

    Nxënësit së bashku me prindër e mësues i kanë bllokuar rrethrrotullimin në Beogradin e Ri afër komunës.

    Protestuesit janë nisur drejt qeverisë së Serbisë. Ndërkohë policia po e monitoron situatën.

    Që nga shembja e stacionit në Novi Sad më 1 nëntor, ku vdiqën 15 persona, në Serbi u përhap një valë bllokadash dhe protestash, të cilat po pushtojnë rrugët e kryeqytetit serb. /Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark