Vazhdojnë sulmet ajrore në Alepp, 200 civilë të vrarë këtë javë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë sulmet ajrore në Alepp, 200 civilë të vrarë këtë javë

    Insajderi
    30 April 2016 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas njoftimit të zyrtarëve, sot në Siri kanë vazhduar sulmet ajrore në qytetin e dytë më të madh të vendit, Aleppo, ku u godit një klinikë, një ditë pas një tjetër sulmi, ku u shkatërrua një spital.

    Klinika, e cila siguronte trajtime për pacientë me sëmundje kronike dhe shërbime dentare për rreth 5 vjet, u dëmtua rëndë. Mes të plagosurve ishte edhe një infermiere.

    Mediat shtetërore njoftuan se rebelët kishin kryer sulm me bombë në një xhami të Aleppos, në lagjen Bab al-Faraj, duke vrarë të paktën 15 vetë dhe duke plagosur 30 të tjerë.

    Lutjet e së premtes u pezulluan në xhamitë e qytetit që ndodhen në lagjet që janë nën kontrollin e rebelëve, nga frika e dhunës së mëtejshme.

    Këtë javë në Aleppo janë vrarë të paktën 200 civilë, kur forcat rebele kryen sulme me raketë dhe me artileri në lagjet e kontrolluara nga qeveria, ndërsa regjimi i vazhdoi sulmet ajrore në rajonet që janë nën kontrollin e rebelëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark